Lidhje

Maqedoni, Parlamenti ratifikon sërish marrëveshjen e emrit me Greqinë


Parlamenti i Maqedonisë e votoi sërish për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për ndryshimin e emrit nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut.

Miratimi u desh të kalojë për së dyti në parlament, pasi presidenti Gjorgje Ivanov refuzoi ta dekretojë vendimin e parë të 20 qershorit.

Maqedoni: Parlamenti ratifikon marrëveshjen me Greqinë
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:06 0:00

69 deputetë të shumicës parlamentare votuan pro, ndërsa një deputet, po ashtu i shumicës abstenoi gjatë ratifikimit të sërishëm të marrëveshjers me Greqinë për emrin e Maqedonisë. Opozita maqedonase në krye me VMRO-DPMNE-në e bojkotoi seancën.

Ministri i Punëve të jashtme, Nikolla Dimitrov tha se marrëveshja e forcon identitetin dhe njohjen e gjuhës maqedonase nga faktorët ndërkombëtarë, ndërsa tha se “presidenti Ivanov nuk mund ta mbrojë kushtetutën duke e shkelur atë”.

Ky i fundit, sipas detyrimeve kushtetuese, pasi parlamenti ta ketw miratuar për herë të dytë duhet ta nënshkruajë vendimin, por ai ka paralajmëruar se nuk do ta dekretojë vendimin sepse, marrëveshja, sipas tij dëmton interesat e shtetit dhe të kombit maqedonas.

Edhe kryetari i parlamentit, Talat Xhaferi gjatë seancës nënvizoi domosdoshmërinë e nënshkrimit të vendimit nga presinenti Ivanov.

Nga ana tjetwr, deputetët e shumicës bëjnë të ditur se kanë marrë një zarf me kërcënime, deri tash nga autorë të panjohur, për të mos e votuar marrëveshjen.

Njohësit e rrethanave, si profesori Mersim Maksuti vlerësojnë se presidenti nuk guxon t’i anashkalojë detyrimet e tij kushtetuese.

”Nuk ka opsion tjetër. Por, ne kemi tashmë një situatë absurde me presidentin për arësye se ky është momenti i dytë që paralajmëron pas ligjit të gjuhëve, të cilin nuk e nënshkruan as herën e dytë, ndërsa e ka obligim kushtetues që patjetër ta bëjë këtë. Si rezutat i situatës aktuale dhe në bazë të munegesës së zbrazëtirës juridike të kushtetutës dhe duke u nisur nga fakti se me këtë veprim të presidentit, i cili uzurpon kompetencat e parlamentit, me që pushteti ligjisativ dhe sjellja e ligjeve është në kompetencë të parlamentit, atëherë prsidenti cenon pushtetin e parlamentit dhe në këtë situatëv nuk ka tjetër zgidhje juridike, përpos që kryetari i parlamentit ta dorëzojë ligjin për ratifikimin e marrëveshjes (me Greqinë) dhe këtë bashkë në paketë, do të thoja, me ligjin e gjuhëve në fletoren zyrtare”, sugjeron eksperti ligjor, Maksuti.

Akti i ratifikimit i hap rrugën referendumit të paralajmëruar për në shtator ose tetor, ku qytetarët e Maqedonisë do të deklarohen nëse duan që emri i vendit të tyre të jetë “Republika e Maqedonisë së Veriut”.

Ndërkaq, nacionalistët si në Greqi edhe në Maqedoni e kundërshtojnë marrëveshjen, e cila duhet të miratohet edhe nga parlamenti grek.

Marrëveshja e cilësuar si historike, u nënshkrua më 17 qershor në rajonin e Prespës greke, pas shumë vitesh negociata.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG