Lidhje

Opozita maqedonase bojkoton parlamentin


Opozita maqedonase e drejtuar nga Lidhja Social Demokrate (LSD) ka njoftuar të enjten se e pezullon pjesëmarrjen në punimet e parlamentit për deri sa Gjykata Kushtetuese nuk merr një qëndrim në lidhje me kushtetutshmërinë e ligjit për Prokurorinë e Posaçme. Kjo procedurë po zgjatë për tetë muaj, që nga opozita shikohet si ‘mbajtje në robëri të drejtësisë’.

Tensione politike ne Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:56 0:00

Vendimi i opozitës pasoi një fjalim të presidentit Gjorgje Ivanov, i cili, mes tjerash, hodhi kritika të ashpra ndaj Prokurorisë së Posaçme duke e quajtur atë një organ që vepron në bazë të kërkesave të LSDM-së. Ndërkaq, opozita vlerëson se pushteti po përgatitë terrenin për shfuqizimin e ligjit për veprimtarinë e Prokurorisë së Posaçme për të ndaluar në këtë mënyrë një sërë procedurash që kjo prokurori ka ngritur ndaj një numri personalitetesh, përfshirë drejtues të VMRO-DPMNE-së, partisë më të madhe në pushtet, në lidhje me dyshime për përfshirje në vepra penale.

Opozita maqedonase, nga ana tjetër shprehet e gatshme për zgjedhje të parakohshme që do të mbaheshin më 6 nëntor, por së pari kërkon krijimin e kushteve si: sundimi i ligjit, reforma në media, formimin e një qeverie e cila do të organizonte zgjedhje të lira, demokratike e të besueshme.

XS
SM
MD
LG