Lidhje

Maqedoni, alarm i rremë për bombë në Parlament

  • Isak Ramadani

Një thirrje anonime telefonike për bombë të vendosur në parlamentin e Maqedonisë, që më pas rezultoi të ishte e rreme, ka angazhuar njësitet anti-terror që të kërkonin mbrëmë në çdo pëllëmbë hapsirat e institucionit më të lartë ligjvënës në vend.

Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur të martën se thirrja vinte nga burgu i Idrizovës, pranë Shkupit, por pa dhënë hollësi të tjera. Sot në mëngjes administrata e parlamentit ka filluar punën sipas orarit rutinë.

Ndërkohë, hetimet po zhvillohen në burgun e Idrizovës, ku dyshohet se ndonjë nga të burgosurit të ishte paraqitur nga kabina telefonike për të bërë kërcënimin e rremë. Por, burime nga burgu bëjnë të ditur se edhe gardianët janë vënë nën hetime.

Vetëm para pak ditësh, një person i dehur kishte kërcënuar përmes telefonit se do të vendoste granadë në ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë.

Këto ngjarje ndodhin në një periudhë kur partitë politike nuk po arrijnë të formojnë qeverinë, ndërsa vendi nuk po del dot nga kriza politike që shpërtheu para dy vitesh, pas skandalit të përgjimeve në masë. Vëzhguesit druhen për mundësinë e thellimit të krizës.

XS
SM
MD
LG