Lidhje

Situata politike në Maqedoni


Ministrat dhe zëvendësministrat e Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë dhanë sot dorëheqjen nga postet e tyre. Në një komunikatë të partisë thuhet se “nëse shpërbëhet parlamenti, përkatësisht nëse vendoset të zbatohet vendimi i marrë më 23 shkurt për shpërbërjen e parlamentit, atëherë kërkojmë që dorëheqjet të miratohen paraprakisht.”

Lidhja Social Demokrate vendosi që të marrë pjesë në qeverinë teknike të Maqedonisë pas marrëveshjes së njohur si e Përzhinës, të arritur ndërmjet katër partive kryesore me ndërmjetësimin ndërkombëtar.

Partia kërkon realizimin e të gjitha reformave që dalin nga marrëveshja, në radhë të parë pastrimin e Listës zgjedhore, para se të shkohet në zgjedhje. “LSDM dhe opozita mbeten garanci për përkushtimin e zbatimit të zgjedhjeve të drejta, të rregullta dhe demokratike në Maqedoni”, thuhet në një njoftim të partisë.

Ndërkohë, pas tërheqjes së të gjithë ministrave dhe zëvendës-ministrave të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe zëvendësimin e tyre me kuadro të rinj, në opinionin publik në Maqedoni janë nxitur debate nëse ky vendim i partisë shqiptare në pushtet ishte i duhur, ose jo. Analistët kanë pikëpamje kryesisht kritike ndaj BDI-së.

Analistët për situatën politike në Maqedoni
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:21 0:00

XS
SM
MD
LG