Lidhje

Maqedoni: drejtuesit politikë bien dakord


Katër drejtuesit e partive më të mëdha në Maqedoni, ranë dakord të mërkuren për zgjedhjen e anëtarit të pestë në komisionin për mbikëqyrjen e mjeteve të informimit për një periudhë tre mujore para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
Marrëveshja ka emrin e Përzhinës, në bazë të vendit ku u arrit, dhe synon t’i japë fund krizës politike në vend.
Kjo ishte çështja më e debatueshme në takimin ndërmjet Nikolla Gruevskit (VMRO-DPMNE), Zoran Zaevit (LSDM), Ali Ahmetit (BDI) dhe Menduh Thaçit (PDSH). Në këtë komision bëjnë pjesë gazetarë ose profesionistë të medias. Anëtari më i ri, i cili duhej të ishte shqiptar, është Lulzim Haziri, gazetar nga Gostivari.
Katër anëtarët tjerë, të gjithë gazetarë maqedonas janë zgjedhur me propozim të partive VMRO dhe Lidhja Social Demokrate.
Në takimin e drejtuesve politik ishin të pranishëm ambasadori i SHBA në Shkup, Jess Baily dhe një përfaqësues i lartë i zyrës së Delegacionit Evropian në Shkup, në rolin e lehtësuesve të takimit.

Të premten pritet të saktësohen hollësi të tjera rreth përbërjes teknike të qeverisë dhe data e zgjedhjeve, që sipas pritjeve do të jetë 11 dhjetori i këtij viti.

Lidhjes Social Demokrate do t’i kalojnë dy poste ministrash, ai i Punëve të Brendshme dhe i Çështjeve Sociale si dhe tre poste zëvendës-ministrash, në qeverinë e përkohshme, deri në forminin e qeverisë së re që do të dalë nga zgjedhjet.

XS
SM
MD
LG