Lidhje

Deputetë të VMRO-DPMNE-së bllokojnë zyrën e Talat Xhaferit


Deputetë të partisë VMRO-DPMNE e kanë zënë zyrën e kryetarit të parlamentit dhe nuk ia lirojnë atë kreut të sapozgjedhur, Talat Xhaferi. VMRO-ja thotë se zoti Xhaferi nuk u zgjodh në mënyrë të ligjshme. Por, ndryshe mendojnë ekspertët ligjorë në Maqedoni. Ndërkaq, Bashkimi Demokratik për Integrim thotë se po pret që vendimi për zgjedhjen e Xhaferit në krye të parlamentit të dalë në fletoren zyrtare.

Maqedoni: Deputetët e VMRO-DPMNE bllokojnë zyrën e Talat Xhaferit
please wait

No media source currently available

0:00 0:03:34 0:00

Ish-kryetari dhe kryesuesi i seancës konstituive pas zgjedhjeve parlamentare të dhjetorit, Trajko Veljanovski nuk ia dorëzon zyrën kryetarit të zgjedhur më 27 prill, Talat Xhaferit dhe kjo situatë duket se çon edhe më tej drejt thellimit të krizës. Madje një grup ligjvënësish të partisë VMRO-DPMNE në krye me Nikolla Gruevskin, ish–kryeministër, janë futur në zyrë, e kanë bllokuar kabinetin dhe nuk kanë lejuar zotin Xhaferi të hyjë. Ky i fundit nuk është prononcuar mbi këto zhvillime, ndërsa përfaqësuesit e VMRO-së nuk kanë lejuar as qasjen e medias.

Ekspertët ligjorë, siç është profesori Mersim Maksuti vlerësojnë se kryetari i ri i parlamentit duhet të marrë të gjitha detyrat që i takojnë me ligj:

Të gjitha ingerencat kalojnë tek kryetari i ri, Talat Xhaferi, duke përfshirë edhe ]ështjen e sigurimit të tij personal dhe të gjitha të drejtat që i gëzon si kryetar i parlamentit të këtij vendi”, thotë z. Maksuti.

VMRO-DPMNE nuk e njeh legjitimitetin e Talat Xhaferit duke u përpjekjur për ta vënë në dyshim mënyrën e zgjedhjes së tij.

Në lidhje me zërat se partia apo subjekte të afërta me VMRO-në të mund ta kontestojnë zgjedhjen e zotit Xhaferi përmes një nisme në Gjykatën Kushtetuese, analisti Maksuti është i bindur se vendimi i fundit i parlamentit nuk mund pengohet:

Gjykata Kushtetuese edhepse ka të drejtë të vlerësojë kushtetutshmërinë e akteve juridike, pra edhe të veprimeve politike, në rastin konkret, zgjedhja e kryetarit të parlamentit është krejtësisht legjitime dhe në asnjë moment Gjykata Kushtetuese nuk mund ta kontestojë tashmë vendimin e ri të parlamentit të Maqedonisë, i cili me shumicë votash zgjodhi kryetarin e ri, z. Talat Xhaferin”, thotë eksperti ligjor Mersim Maksuti.

Maksuti thotë se hapi i ardhshëm që i takon Xhaferit ta bëjë, është që ta njoftojë me shkrim presidentin e vendit Gjorgje Ivanov për shumicën ekzistuese në parlament dhe t’i kërkojë atij që ta japë mandatin për formimin e qeverisë.

Në këtë kuadër, kreu i parlamentit Xhaferi ka paralajmëruar se do t’i lejojë një afat prej dhjetë ditësh presidentit lidhur me mandatin, në të kundërt parlamenti do të vepronte përmes alternativave që i mundësojnë ligjet dhe kushtetuta e vendit.

Nga ana tjetër, edhepse gjatë takimeve të së hënës të zyrtarit të lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Hoyt Yee, u duk se qëndrimet, sidomos të presidentit Ivanov të ishin zbutur, për sa i përket formimit të qeverisë, mbështetësit e VMRO-së nuk heqin dorë nga protestat përpara parlamentit. Ata kanë njoftuar për vazhdimin e protestave të marten në mbrëje, ndërkohë që një pjesë e protestuesve të dhunshëm të cilët sulmuan deputetët më 27 prill i kërkojnë presidentit të vendit që të shpallë amnisiti për të akuzuarit. Edhe VMRO-DPMNE bën thirrje për ndalimin e arrestimeve duke i quajtur të pafajshëm ata që u përfshinë në sulmet e dhunshme kundër ligjvënësve të Lidhjes Social Demokrate dhe Ziadin Selës të Aleancës për Shqiptarët dhe duke i cilësuar këta të fundit si provokues dhe nxitës të skenarëve të dhunshëm.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG