Lidhje

Thirrje për qetësi pas ngajrjeve të dhunshme në Maqedoni


Pas ngjarjeve të dhunshme dje në Parlamentin e Maqedonisë, Lidhja Social Demokrate e opozitës ka paralajmëruar mosdëgjueshmëri qytetare duke filluar me bllokimet e rrugëve për gjysëm ore në të gjithë vendin.

Opozita maqedonase thotë se përmes protestave popullore synon të rikthejë rendin kushtetues dhe demokracinë. Opozita paralajmëron edhe bojkotimin e zgjedhjeve vendore në pranverë. Ndërkohë, kryeministri i vendit, Nikolla Gruevski ka thënë se qeveria është e përgatitur për skenaret shkatërruese të opozitës.


XS
SM
MD
LG