Lidhje

Maqedonia dhe shërbimet sekrete serbe

  • Isak Ramadani

Goran Zhivaljeviç

Zyra e presidentit maqedonas i hedh poshtë pretendimet e agjentit serb, i cili u gjet brenda parlamentit të Maqedonisë gjatë trazirave të dhunshme më 27 prill, se ai kishte lejen e autoriteteve maqedonase për të qenë aty.

Prokuroria për kriminalitet të organizuar ka lënë të kuptohet se mund ta hetojë rastin nëse eventualisht presidenti Gjorgje Ivanov është i përfshirë në këtë skandal. Ndërkaq, ekspertët thonë se Shkupi vazhdon të tërheqë praninë e shërbimeve të huaja.

Zyra e presidentit maqedonas i hedh poshtë pohimet e agjentit serb Goran Zhivaljeviç se ai kishte marrë leje nga shërbimi sekret i zyrës së zotit Ivanov për të hyrë brenda parlamentit ku pati trazira të dhunshme më 27 prill. Për këtë, Prokuroria për kriminalitet të organizuar dhe korrupsion ka shafaqur interesim për të bërë hetime, nëse zoti Ivanov është i përfshirë në këtë skandal; ndërkohë që zyra e këtij të fundit thotë se memzi e pret procedurën e hetimeve, spese në këtë mënyrë do të dihen faktet e vërteta, se në opinionin publik ka mjaft lajme të rreme, sipas presidencës.

Agjenti i shërbimit sekret serb BIA, Goran Zhivaljeviç i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve Tanjug se lejen për të qenë i pranishëm në parlamentin e Maqedonisë gjatë ngjarjeve të prillit e kishte marrë nga Sinisha Aleksovski, këshilltar për sigurinë i presidentit maqedonas. Por agjenti maqedonas e ka përgënjeshtruar pohimin e kolegut të tij serb, duke i thënë agjencisë maqedonase të lajmeve MIA se Zhivaljeviç pasi kishte përfunduar aktivitetet në parlament, i ishte drejtuar me mesazh përmes telefonit me pyetjen “gjendje e jashtëzakonshme”?, ndërsa nuk i ishte dhënë përgjigje. Më pas kur ishte konstatuar prania e tij brenda parlamentit, agjenti i shërbimit maqedonas i kishte shkruar që të largohej menjëherë prej aty.

Për këtë komunikim zyrtari i presidencës maqedonase i kishte njoftuar me kohë eprorët e tij, thuhet në një komunikatë të zyrës së zotit Ivanov.

Ndërkohë që ngjarja ndodhi në një periudhë kur VMRO-DPMNE ishte ende në pushtet dhe nuk tërhiqej prej tij në mënyrë paqësore, lindin shumë pyetje rreth këtij skandali spinunazhi. Nga ana tjetër, autoritetet serbe thonë se çështja është mbyllur nga vetë shërbimet e të dy vendeve.

Njohësit e rrethanave vlerësojnë se veprimtaritë kundër-zbuluese shtohen në vende të krizës siç ishte Maqedonia para pak muajsh, ndërsa gishtin e drejtojnë kah Rusia si faktor kryesor për nxitjen e destabilizimit të kësaj pjese të Ballkanit.

Shkupi është një lloj Kazablanke, sepse kam informata se ka njerëz të ardhur nëpër ambasada që në fakt janë agjentë sekretë, thotë Mirçe Adamçevski, analist dhe gazetar që ka raportuar për shumë vite nga Moska. Ai thekson se propaganda ruse gjatë trazirave në Maqedoni vinte përmes Serbisë, e përhapur nga mjete serbe të informimit të ndihmuara nga rryma ekstremiste politike të cilat synojnë krijimin e një zone neutrale ushtarake në Ballkan të quajtur B4, sipas analistit.

Zoti Adamçevski dhe analistë të tjerë e shikojnë aktin e fundit të Serbisë për tëheqjen e personelit të ambasadës nga Shkupi dhe akuzat ndaj Maqedonisë si një lloj alibie të Beogradit për të mbuluar dhe minimizuar veprimet e shërbimit serb të sigurimit në Maqedoni.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG