Lidhje

Maqedoni, arrin në 22 numri i viktimave nga përmbytjet


Të martën autoritetet thanë se edhe një fëmijë dymbëdhjetë vjeç ka humbur jetën në përmbytjet e fshatrave verilindorë të Shkupit, ndërsa është njoftuar për zhdukjen e një foshnje gjashtëmbëdhjetë muajshe gjatë vërshimeve.

Maqedoni, 22 viktima nga përmbytjet
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:05 0:00

Numri i viktimave ka arritur në 22, ndërsa rreth 140 persona të tjerë kanë pësuar lëndime dhe po trajtohen në spitale, por sipas autoriteteve janë jashtë rrezikut për jetën.

Banorët e fshatrave Hasanbeg, Stajkovcë, Smilkovë dhe Straçincë vazhdojnë të mos kenë energji elektrike, ndërsa po përpiqen të pastrojnë shtëpitë dhe oborret nga uji dhe balta.

Ekspertët thonë se mirëmbajtja e infrastrukturës së kanaleve për kullimin e ujërave, mund të kishte zbutur përmasat e pasojave të vërshimeve.

Dëmet ende nuk mund të vlerësohen, por ato janë dukshëm të mëdha.

Mbrëmjen e së shtunës pati njëzet goditje të rrufesë dhe rrebesh shiu me një sasi që në Shkup bie gjatë gjithë muajit gusht.

Mendimi juaj

Trego komentet

XS
SM
MD
LG