Lidhje

Maqedoni: pjesëmarrja e grave në politikë


Në zgjedhjet vendore të 15 tetorit në Maqedoni garojnë një numër i vogël i grave për kryetare të komunave, që ka nxitur pakënaqësi te gratë e shumë partive dhe tek shoqëria civile.

Ky trend nuk ka ndryshuar pothuajse që nga pavarësia e këtij vendi. Instituti Kombëtar Demokratik Amerikan – NDI bëri të ditur në një konferencë se kandidatet femra janë më të përgatitura për sa i përket arsimit, në krahasim me garuesit meshkuj.

Maqedoni, pjesëmarrja e grave në zgjedhje
please wait

No media source currently available

0:00 0:04:13 0:00

Maqedonia ka 81 komuna dhe në zgjedhjet vendore të 15 tetorit janë vetëm 15 gra kandidate për kryetarë të këtyre komunave. Kjo, sipas vëzhguesve, paraqet një gjendje “vendnumëro”; pasi nga zgjedhjet e para pas pavarësisë së vendit nuk ka ndonjë përmirësim apo avancim të përfaqësimit të gruas, qoftë në pushtetin ekzekutiv, legjislativ e sidomos në atë vendor.

Shoqatat për lobim dhe përfaqësim të drejtë të grave në politikë të ndihmuara nga Instituti Kombëtar Demokratik i Shteteve të Bashkuara – NDI janë përpjekur që përmes aktiviteteve dhe fushatave të ngrejnë vetëdijen tek partitë dhe votuesit për një përfaqësim më të kënaqshëm të gruas në postet vendimmarrëse.

Chriss Henshaw nga NDI për Maqedoninë thotë se “është koha për ndryshime në Maqedoni dhe që ky vend t’i bashkangjitet Evropës”. Ai tha se kandidatet femra në zgjedhjet e ardhshme duhet të kapërcejnë shumë më tepër pengesa se sa kolegët e tyre meshkuj. Ndërkohë ai la të kuptohej se sipas hulumtimeve, më shumë gra kandidate për këshillat komunale kanë përgatitje më të lartë arsimore se sa garuesit meshkuj.

Teuta Arifi para se të përfshihej në politikë ka qenë aktiviste e njohur për të drejtat e grave.

Zonja Arifi thotë se kandidimi për një mandat të dytë në Tetovë i ka sfidat e veta, ndërsa thekson se disa prej problemeve jetike që janë zgjidhur në qytetin e saj e që kanë të bëjnë me ambientin, ujin dhe insfrastrukturën rrugore.

Daniela Rangellova deputete e partisë VMRO-DPMNE thotë se shpesh thonë se gratë nuk duhet të paraqesin kuota por duke parë numrin e vogël të kandidateve femra për kryetarë komunash ajo vlerëson se është më mirë të ketë kuota për këtë çështje.

Disa prej garueseve ndanë përvojat e tyre me koleget kandidate për kryetare komunash në këtë fushatë.

Milikije Halimi e cila kandidon në komunën rurale të Haraçinës afër Shkupit, thotë se gjatë fushatës është gjetur shpesh nën sulme në rrjetet sociale që kishin të bëjnë sidomos me bazë gjinore.

Nafije Selmani, kandidate për kryetare të qytetit të Shkupit shprehet krenare për atë se: “ështës shqiptarja e parë në histori që garon për kreun e Shkupit”.

Ndërkaq, Chris Henshaw thotë se “nëse shikojmë numrin e grave në postet e kryetareve të komunave në vitin 2005 – ishin tre, në vitin 2009 nuk kishte asnjë, në 2013-tën kishte katër. Disa deputetë më thoshin se ka përmirësim, por 4 nga 85 komunat e atëhershme nuk paraqet asnjë përmirësim”, u shpreh zoti Henshaw.

Lidhja Social Demokrate garon me 6 gra nga 70 kandidatë për krerë komunash që paraqet 8.6 për qind, VMRO-DPMNE me 4 gra ose 5 për qind, BDI me 1 ose 5.6 për qind dhe Lëvizja BESA poashtu me 1 kandidate për 20 komuna që është 5 për qind.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG