Lidhje

Maduro dëshiron të takohet me Presidentin Trump


Udhëheqësi i Venezuelës, Nicolas Maduro tha dje se dëshiron të takojë njeriun që e goditi atë me sanksione, siç u shpreh ai, duke iu referuar Presidentit amerikan Donald Trump.

Sanksionet presidenti Maduro i quajti "agresion imperialist".

Në një fjalim që zgjati më shumë se tre orë përpara Asamblenë Kushtetuese të sapozgjedhur me 545 anëtarë, Maduro tha se kishte udhëzuar ministrin e tij të jashtëm të rregullonte një takim apo bisedë telefonike me zotin Trump.

Për presidentin e Venezuelës takimi, nëse zoti Trump do të pranonte, mund të zhvillohej në Nju Jork në 20 shtator, në mbledhjen vjetore të krerëve të shteteve dhe qeverive nga e gjithë bota në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

"Nëse je aq i interesuar për Venezuelën, unë jam këtu zoti Donald Trump, ja ku është dora ime", tha udhëheqësi socialist venezuelian, duke shtuar se ai donte një marrëdhënie të fortë me Shtetet e Bashkuara, ashtu siç kishte me Rusinë.

Komentet e Nicolas Maduros erdhën menjëherë pasi ai kishte paralajmëruar presidentin amerikan se Venezuela "nuk do të tërhiqej kurrë".

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG