Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro thotë se ai vazhdon të qëndrojë i fortë kundër një bllokade të vendosur nga Shtetet e Bashkuara ndaj Venezuelës e cila hyn në fuqi të shtunën.
Me mijëra vetë marshuan në Karakas ditën e mërkurë në mbështetje të tij, dy ditë pasi Shtetet e Bashkuara vendosën sanksionet më të ashpra ndaj Venezuelës.
Administrata e Presidentit Trump vendosi të ndalojë të gjitha kompanitë amerikane dhe individët të bëjnë biznes me qeverinë Maduro, si pjesë e një presioni për ta larguar atë nga pushteti.
Shtetet e Bashkuara ishin të parët prej më shumë se 50 vende që kanë njohur udhëheqësin e opozitës Juan Guaido si president të Venezuelës.
Kryengritja popullore e Juan Guaido-s e fillimit të këtij viti duket se po zbehet, por Shtetet e Bashkuara janë ende të vendosur për të larguar Nicolas Maduro-n dhe thotë se ndërhyrja ushtarake është ende një opsion.
Nicolas Maduro ka refuzuar të zhvillojë zgjedhje të parakohshme dhe ka përdorur dhunën kundër protestuesve antiqeveritarë.
Facebook Forum