Lidhje

Akuza për korrupsion ndaj ish-kryeministrit malajzian


Në Malajzi, janë ngritur akuza zyrtare ndaj ish-kryeministrit Najib Razak për një skandal miliarda dollarësh në lidhje me fondi shtetërori të investimeve, 1MDB.

Padia u deklaruan të mërkurën në një gjykatë të shkallës së ulët me tre akuza për thyerje penale besimi dhe një akuzë për korrupsion, një ditë pas arrestimit të zotit Najib nga agjentët e komisionit anti-korrupsion. Ish-Kryeministri 64 vjeçar akuzohet se kishte 10.4 miliardë dollarë nga SRC International, një ish-njësi e fondit 1MDB.

Zoti Najib nuk e pranoi fajësinë gjatë seancës dhe u lirua me kusht në këmbim të 250 mijë dollarëve dhe të dorëzimit të dy pasaportave. Gjyqi pritet të fillojë në shkurt të vitit të ardhshëm. Secila nga akuzat dënohet me një maksimum prej 20 vjetësh.

Zoti Najib u tha gazetarëve pas lirimit me kusht se priste me padurim gjyqin, pasi siç tha ai do t’i jepte një mundësi që të provonte pafajësinë e tij.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG