Lidhje

Autoritetet meksikane lirojnë një shtetase amerikane


Yanira Maldonado u prit me ngrohtësi nga familja dhe dashamirësit, ndërsa doli nga burgu Nogales në kufirin meksikan, ku ajo qëndroi për 9 ditë

Autoritetet meksikane liruan një shtetase amerikane, nënë e 7 fëmijëve, të cilën e kishin ndaluar nën akuzat për trafik droge.

Ky rast u bë i bujshëm, pasi u pasqyrua gjerësisht në shtypin botëror dhe ai rrezikoi dëmtimin e marrëdhënieve mes Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës.

Yanira Maldonado u prit me ngrohtësi nga familja e saj dhe dashamirësit, ndërsa doli nga burgu Nogales në kufirin meksikan, ku ajo qëndroi për 9 ditë.

Ushtria meksikane e arrestoi atë pasi zbuloi më tepër se 5 likogramë marijuana nën sediljen e saj në një autobus me destinacion shtetin amerikan të Arizonës. Akuzat u hoqën, pasi u studjuan videokasetat, që paraqisnin atë me të shoqin, që kishin si bagazh vetëm batanije, shishe uji dhe çantën e saj.

Yanira Maldonando është shtetase amerikane e natyralizuar. Ajo me të shoqin, Gary thanë se kishin shkuar në Meksikë për të marrë pjesë në funeralin e një të afërmi.
XS
SM
MD
LG