Presidenti i përkohshëm i Malit ka përjashtuar mundësinë e bisedimeve me ekstremistët islamikë që kontrollonin më parë pjesën veriore të vendit. Ndërkaq, një zyrtar i lartë francez që po ndihmon për marrjen nën kontroll të rajonit, ka bërë thirrje për ripajtim.
Mospajtimet u bënë të dukshme sot, dy ditë pasi trupat franceze morën aeroportin e Kidalit, baza e fundit e rëndësishme e ekstremistëve që kontrollonin pjesën veriore të Malit që vjet. Presidenti i Malit tha se ekstremistët nuk e meritojnë dialogun.
Ministri i Jashtëm francez Jean-Yves Le Drian tha se ndërhyrja e Francës kishte qenë e suksesshme, por shtoi se autoritet e Malit duhet të hapin një proces ripajtimi.
Një zyrtar i lartë francez që po ndihmon për marrjen nën kontroll të rajonit, ka bërë thirrje për ripajtim