Problemet ligjore ndaj ish-menaxherit të fushatës zgjedhore të Presidentit Donald Trump duket të jenë në rritje.
Disa organe mediatike raportojnë se Paul Manaforti po hetohet nga Prokurori i distriktit Jugor të Nju Jorkut, nën dyshimet për pastrim parash.
Ndërkohë ai po hetohet nga Prokurori i Posaçëm Robert Mueller, në kuadër të një hetimi që po kryhet lidhur me një bashkëpunim të mundshëm të fshehtë, mes njerëzve të fushatës së zotit Trump dhe qeverisë ruse.
Deri tani, Paul Manaforti nuk ka bërë asnjë deklaratë publike lidhur me hetimin më të fundit ndaj tij.
Facebook Forum