Lidhje

Vdes Winnie Madikizela-Mandela, ish bashkëshortja e Nelson Mandelës


Të hënën vdiq në moshën 81-vjeçare aktivistja kundër apratejdit, Winnie Madikizela-Mandela. Ajo ishte bashkëshortja e Nelson Mandelës gjatë dekadave kur ai ishte i burgosur.

Ministri jugafrikan i energjisë, Jeff Radebe, tha në një konferencë shtypi, se Madikizela-Mandela ishte një prej ikonave tona më të mëdha” të luftës kundër apartejdit.

Madikizela-Mandela ishte futur në burg disa herë për rolin e saj në luftën kundër sundimit të pakicës së bardhë në Afrikën e Jugut. Ajo zhvilloi një fushatë aktive brenda dhe jashtë vendit, për lirimin nga burgu të të shoqit. Por martesa e tyre filloi të kishte probleme, pasi Nelson Mandela u lirua nga burgu, në në vitin 1990. Çifti u divorcua në vitin 1996, pas rreth 4 dekadash martese. Ata patën së bashku 2 fëmijë.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG