Lidhje

Afrika e Jugut pushtohet nga trishtimi, pas vdekjes së Mandelës


Lajmi për vdekjen e simbolit të luftës kundër apartejdit Nelson Mandela, u perhap mbrëmë me shpejtësi në të gjithë botën, pasi atë e njoftoi Presidenti i Afrikës së Jugut Jacob Zuma në një fjalim solemn. Lajmi përçoi kudo një valë keqardhjeje.

Afrikano-jugorët dhe njerëzit në mbarë botën po po i bëjnë homazhe ish presidentit të Afrikës së Jugut që u nda nga jeta dje.

Jashtë shtëpisë së Mandelës në Johannesburg, njerëzit u mblodhën për të përkujtuar jetën e tij.

Kryepeshkopi Desmond Tutu u tha njerëzve që luteshin sot në Cape Town se trashëgimia e Mandelës do të jetojë përmes popullit të tij.

"Në fund të fundi ai do të donte që ne, afrikano-jugorët, të ishim kujtimi i tij. Ne. Ju.”


Nelson Mandela vdiq dje në moshën 95 vjeçare. Ai kishte qënë në spital disa herë gjatë viteve të fundit.

Mandela do të mbetet në kujtesën e njerëzve si udhëheqësi që drejtoi lëvizjen kundër regjimit racist dhe u vu në krye të një vendi të rilindur, energjik e demokratik që sot njihet si Toka e Ylberit.

Afrika e Jugut njoftoi se ceremonia e varrimit të Nelson Mandelës do të mbahet të dielën, më 15 dhjetor, në qytetin e tij të lindjes, Qunu.

Presidenti jugafrikan Jacob Zuma nuk dha hollësi lidhur me ceremonitë përkujtimore, por ai e shpalli këtë dielë një ditë lutjesh dhe reflektimi në Afrikën e Jugut dhe i bëri thirrje njerëzve të shkojnë në kisha, xhami, tempuj dhe sinagoga të luten dhe të kujtojnë jetën e Mandelës.

Trupi i udhëheqësit jugafrikan do të qëndrojë për tre ditë në sallën e ceremoninë të qeverisë së Afrikës së Jugut, në Pretoria.
XS
SM
MD
LG