Në Kosovë, partitë opozitare mbajtën një manifestim për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura me Serbinë dhe Malin e Zi. Ata thanë se nuk do të lejojnë normalizimin e gjendjes përderisa nuk anulohen këto marrëveshje. Manifestimi ndodh një ditë pasi që kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u bëri ftesë zyrtare udhëheqësve të opozitës për një takim më 7 dhjetor për të diskutuar rrugëdaljen nga situata aktuale e cila krijuar, ftesë kjo që u refuzua nga opozita. Për më shumë se dy muaj opozita bllokoi seancat e parlamentit duke hedhur gaz lotsjellës ndërsa përplasje të dhunshme pati edhe në protestat në rrugë.