Një incident me armë zjarri ka lënë sot të vrarë dy persona në qytetin e Gostivarit, në Maqedoninë perëndimore, kur një polic maqedonas ka shtënë me revole kundër dy të rinjve shqiptarë. Polici nuk ka qenë në detyrë, sipas ministrisë maqedonase të Punëve të Brendshme. Polici 39 vjeçar, Jakim Trifunovski ka lënë të vrarë Besnik Shehapin 26 vjeç dhe Imran Memetin, 30 vjeç, pas një zënke lidhur me një vend-parkimi para banesës së policit. Akte të tilla janë shqetësuese për ekuilibrin e brishtë mes grupeve etnike në këtë republikë.
Dy shqiptarë të vrarë në një zënkë me një polic maqedonas
- Isak Ramadani
