Lidhje

Maqedoni: Ish-Ministri i Brendshëm dënohet me burg


Maqedoni: Ish-Ministri i Brendshëm dënohet me burg
Maqedoni: Ish-Ministri i Brendshëm dënohet me burg

Mbi Lube Boshkovskin rëndonin akuza për financim jo të ligjshëm të fushatës zgjedhore

Ish-ministri maqedonas i Punëve të Brendëshme Lube Boshkovski është dënuar me shtatë vjet burg nën akuza që e rëndonin për financim jo të ligjshëm të fushatës zgjedhore.

Ai është dhe kryetar i nj partie të vogël, “të Bashkuar për Maqedoninë”. Zoti Boshkovski e ka pritur i qetë shqiptimin e dënimit, ndërsa familjarë të tij kanë drejtuar ofendime dhe kërcënime në sallën e gjykatës.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij u ka thënë mjeteve të informimit se nuk ishte e befasuar me që një dënim kaq i gjatë ishte paralajmëruar, sipas saj, që kur ai ishte arrestuar. Ish-ministri i Rendit, Boshkovski gjatë fushatës së fundit parazgjedhore ishte më i zëshmi në akuzat kundër kryeministrit të vendit Nikolla Gruevski dhe shefit të Shërbimit të Kundërzbulimit për korrupsion dhe aktivitetete të tjera të paligjshme.

Gjykatësi tha se aktvendimi është marrë mbi baza të dëshmive ligjore. Si kryetar partie ai ka pranuar 130 mijë Euro nga dëshmitari i kërcënuar për finansimin e fushatës së partisë së tij. Lube Boshkovski ishte, ministër i brendëshëm gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Maqedoni para dhjetë vjetësh. Ai u lirua nga Gjykata e Hagës në mungesë provash lidhur me akuzat për ekzekutimin e nëntë civilëve shqiptarë në fshatin Lubeten të Shkupit.

XS
SM
MD
LG