Ka dështuar takimi i planifikuar për në Vjenë i katër drejtuesve të partive politike në Maqedoni. Komisioneri i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, i cili kishte ftuar drejtuesit politik të Maqedonisë, shkruan në një letër se "në mungesë të përparimit, komuniteti ndëkrombëtar detyrohet të shqyrtojë masa të tjera për plotësimin e kërkesave nga institucionet evropiane". Ndërkohë, në Shkup dhe në qytete të tjera të Maqedonisë po vazhdojnë protestat.