Lidhje

Maqedoni, seancë për zgjedhjen e kreut të parlamentit


Seancë në Parlamentin e Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Parlamenti i Maqedonisë u mblodh të hënën në seancë për të zgjedhur kryetarin e ri dhe organet tjera drejtuese. Sipas pritjeve, kryetar i aprlamentit do të jetë një politikan shqiptar. Megjithatë, deputetët e partisë VMRO-DPMNE e zvarritën seancën me fjalime jashtë temës dhe kundërpërgjigje ndaj vetë kolegëve të partisë së tyre.

Seancë në Parlamentin e Maqedonisë për zgjedhjen e kryetarit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:42 0:00

Deputetët e parlamentit të Maqedonisë u rikthyen në seancën konstituive të ndërprerë prej para disa javësh. Lidhja Social Demokrate me partitë shqiptare që përbën shumicën në parlament synon të zgjedhë kryetarin e ri të parlamentit, por ligjvënësit e VMRO-DPMNE-së e zvarritën seancën me fjalime dhe replika ndaj vetë kolegëve të partisë së tyre. Kështu, seanca u ndërpre në orët e pasdites për të vazhduar të marten.

Së pari pritet të miratohet Komisioni për zgjedhje dhe emërime. Aty do të ketë gjashtë anëtarë të VMRO-së, pesë të Lidhjes Social Demokrate dhe nga një të BDI-së dhe Lëvizjes Besa. Komisionin do ta drejtojë një ligjvënës i VMRO-së. Ky komision do t’i shqyrtojë kandidaturat për kryetar parlamenti. Deri tash nuk janë thënë zyrtarisht emrat e kandidatëve por deputetët kanë folur publikisht për emrin e Talat Xhaferit, kuadër i BDI-së, si kandidat serioz për ta drejtuar institucionin më të lartë ligjvënës. Ndërkaq, veç VMRO-së, as Lëvizja Besa nuk e mbështetë zotin Xhaferi.

Kryetari i ri miratohet me shumicën e thjeshtë, apo 61 vota. LSDM me BDI-në, dhe Aleancën për shqiptarët, pa Lëvizjen Besa ka 62 vota në parlament.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski u bëri thirrje kandidatëve për kryetar parlamenti që ta hehdin poshtë atë që ai e quan Platformë e Tiranës që synon federalizimin, sipas tij dhe vendosjen e dygjuhësisë në Maqedoni. VMRO-ja këmbëngulë që kryetari i parlamentit gjithmonë vjen nga partia e cila ka fituar zgjedhjet, që në këtë rast është ajo vetë, ndërsa qeverinë mund ta formojnë parti të tjera, siç u shpreh deputeti Milloshoski.

Duke pasur parasysh fjalimet e deputetëve të VMRO-së dhe 47 të tjerë të cilët presin fjalën, nuk mund të parashikohet sa do të zgjasë seanca dhe kur do të mund të zgjidhet kryteari i ri i parlamentit.

Pritjet janë që ai të jetë shqiptar, i pari që nga pavarësia e Maqedonisë.

Nëse presidenti i vendit vazhdon të mos ia japë mandatin për formimin e qeverisë, partisë së dytë më të madhe të dalur nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, atëherë, parlamenti, pasi të ketë zgjedhur organet drejtuese, sipas kushtetutës mund ta thërrasë një seancë ku do të të mund të miratohej qeveria e re nga shumica parlamentare.

XS
SM
MD
LG