Mathew Nimetz, ndërmjetës i Kombeve të Bashkuara midis Greqisë dhe Maqedonisë për çështjen e emrit të kësaj të fundit pas vizitës në Athinë, sot zhvilloi takime në Shkup, ku tha se ka vërejtur një vullnet tek të dy palët për zgjidhjen e problemit. Zoti Nimetz shpreson se problemi mund të zgjidhet brenda javësh ose muajsh, ndërsa thekson se identiteti i popullit maqedonas nuk vihet në pikëpyetje.
Shpresa për zgjidhje të shpejtë të problemit të emrit të Maqedonisë
- Isak Ramadani
Facebook Forum