Rasti i gazetarit maqedonas i dënuar me 4 vjet e gjysëm, ka shkaktuar përplasje midis opozitës dhe pushtetit në Maqedoni. Lidhja Social Demokrate e opozitës kërkon shkarkimin nga posti të Kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski, që nuk paraqiti për debat në Parlament çështjen e gazetarit të burgosur. Ndërsa partitë shqiptare nuk kanë shprehur qëndrime të prera lidhur me kërkesën për shkarkimin e Kryetarit të Parlamentit.