Lidhje

Maqedoni: Përkujtohet 69 vjetori i deportimit të hebrenjëve gjatë Luftës së Dytë


Sot përkujtohet 69 vjetori i deportimit të mbi shtatë mijë hebrenjve nga Maqedonia gjatë Luftës së Dytë Botërore për në kampin nazist të Treblinkës.

Asnjë nga hebrenjtë e këtij komuniteti nuk i ka mbijetuar shfarosjes.

Autoritetet maqedonase, ndërkohë, fajësojnë forcat bullgare të kohës që kontrollonin territorin e Maqedonisë së sotme, për deportimin e komunitetit hebraik nga qytetet e Shkupit, Manastirit dhe Shtipit.

Në qendrën përkujtimore të Holokaustit në Shkup u zhvilluan ceremoni përkujtimore për shtatë mijë hebrenjtë e Maqedonisë. Aktualisht në Maqedoni jeton një numër shumë i vogël hebrenjsh.

XS
SM
MD
LG