Lidhje

Maqedonia në prag të referendumit


Referendumi i së dielës shikohet si historik nga faktorët që e përkrahin atë, popullata dhe nga komuniteti ndërkombëtar prej nga javëve të fundit kanë shprehur mbështetje të fuqishme. Një rezultat pozitiv do t’ia hapte Maqedonisë dyert e anëtarësimit në NATO dhe për përshpejtimin e procesve integruese drejt Bashkimit Evropian. Ndryshimi i emrit në Republika e Maqedonisë së Veriut është kushti për këtë dhe pak mbi 1 milion e 800 mijë votues e kanë në duar fatin e vendit të tyre.

Sot ( e shtunë) votojnë kategoritë e personave të pamundur, ata që ndodhen nëpër burgje, por dhe diaspora e Maqedonisë.

“Tanimë janë hapur qendrat e votimit në përfaqësitë tona diplomatike konsullore në vendet e huaja ku kanë shprehur interes 2694 votues për të votuar”, tha zëdhënësja e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Lupka Guguçevska.

Maqedonia në prag të referendumit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:49 0:00

Autoritetet kanë paralajmëruar se çdo përpjekje për pengim, kërcënime dhe shantazh ndaj votuesve do të ndëshkohet sipas ligjit.

Një numër i madh i vëshguesve të brendshëm dhe të jashtëm kanë shfaqur interes për ta ndjekur procesin.

KSHZ ka lëshuar akreditime për rreth 12 mijë vëzhgues të vendit, për 493 të huaj dhe 83 akreditime për gazetarë të huaj”, bëri të ditur Admir Shabani i këtij komisioni.

Kundërshtarët e referendumit thonë se marrëveshja me Greqinë për ndryshimin e emrit e vë Maqedoninë në një pozitë inferiore ndaj shtetit fqinj, se i dëmton interesat kombëtare dhe shtetërore dhe në veçanti identitetin dhe gjuhën maqedonase. Maqedonasit, sipas tyre, do të quhen maqedono-veriorë nëse marrëveshjes i jepet dritë jeshile në referendum dhe kjo do ta ndërpriste vazhdimësinë e qenies së tyre historike, kombëtare e kulturore.

Nga ana tjetër, pushteti dhe përkrahësit e ndryshimit te emrit e shikojnë çështjen vetëm tek dallimi i kësaj dhe rajonit të Maqedonisë në Greqinë veriore, duke ia shtuar Republikës së Maqedonisë një atribut gjeografik, pra Maqedoni e Veriut. “Populli, gjuha institucionet do të mbeten maqedonase”, ka siguruar kryeministri Zoran Zaev.

Që referendumi të quhet i sukseshëm, pak më tepër se 903 mijë votues duhet të dalin në të dhe prej tyre të paktën 451.585 të votojnë pro pyetjes: A jeni për anëtarësim në NATO dhe BE duke e përkrahur marrëveshjen me Greqinë për ndryshimin e emrit të Republikës së Maqedonisë?

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG