Zgjedhjet vendore në Maqedoni mbahen të dielën, më 24 mars, ndërkohë që fushata para-zgjedhore ka hyrë në javën e fundit dhe garuesit po zhvillojnë takime të ngjeshura me elektoratin. Zgjedhjet mbahen në tetëdhjetë komuna dhe në qytetin e Shkupit si njësi e veçantë administrative. Në komunën e Kërçovës garojnë vetëm dy kandidatë; njëri shqiptar dhe tjetri maqedonas, të dy të mbështetur nga elektorati i ndarë në vija etnike. Partitë shqiptare shpresojnë se një numër mërgimtarësh do të kthehen në vendlindjet e tyre për të votuar.
Me afrimin e datës së zgjedhjeve vendore në Maqedoni janë publikuar edhe sondazhe të ndryshme që nuk përputhen gjithmonë për atë se cila parti ka mbështetjen më të madhe.
Në në sondaazh të fundit të Institutit maqedonas për bashkëpunim ndërkombëtar dhe të Institutit për Demokraci rezulton se VMRO-DPMNE në Shkup dhe BDI në Tetovë kanë mbështetje më të madhe. Por këto të dhëna kundërshtohen nga partitë rivale dhe vlerësohen si të kurdisura dhe të porositura nga faktorë politikë.
Fushata ka hyrë në javën e fundit. Zgjedhjet vendore mbahen të dielën më 24 mars. Këto zgjedhje janë politizuar prej vitesh dhe ka kandidatë të cilët konkurrojnë në komuna ku nuk fitojnë por këtë e bëjnë për të matur ndikimin e tyre, eventualisht për të bërë dhe pazare gjatë balotazhit me votat që marrin në raundin e parë.
Retorikës nacionaliste nëpër mitingje të nisur nga kryeminstri i vendit dhe kryetar i partisë VMRO-DPMNE Nikolla Gruevski, partia shqiptare në pushtet BDI i është përgjigjur me maturi.
Zoti Gruevski duke folur në Strugë dhe në Kërçovë ku ka vetëm nga një kandidat maqedonas për prefekt, të mbështetur edhe nga opozita maqedonase, është shprehur kundër ardhjes së mërgimtarëve shqiptarë nga Evropa dhe SHBA për të votuar, ka theksuar rrezikun për maqedonasit nëse komunat drejtohen nga shqiptarët, ndërsa ka bërë thirrje edhe për shtimin e lindshmërisë tek maqedonasit e këtyre zonave.
Maqedonia e anulloi procesin e cenzusit vitin e kaluar, pa ndonjë arësye të qëndrueshme. Nërkohë, qytetet apo komunat në perëndim të vendit si Tetova, Gostivari, Kërçova, Struga, Dibra e Madhe, Çairi në Shkup dhe një sërë komunash rurale mbizotërohen nga popullata shqiptare.
Gara ndërmjet partive shqiptare pritet të zhvillohet sidomos në Tetovë, ku garojnë Teuta Arifi, ish-zëvendëskryeministre, nga BDI-ja, Sadi Bexheti, kryetar aktual i komunës, nga radhët e PDSH-së dhe deputeti i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Izet Zeqiri.
Në Gostivar garojnë Rufi Osmani, kryetar aktual i komunës dhe kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare, Nevzat Bejta, ish-kryetar komune dhe ish-ministër nga radhët e BDI-së dhe Mijat Sadiku nga PDSH.
Në Strugë pritet një garë e vështirë midis ish-deputetit Arben Labënishti të BDI-së dhe Zijadin Sela, deputet aktual në Parlament nga Partia Demokratike Shqiptare.
Zgjedhjet e 24 marsit do të vëzhgohen nga 320 pjesëtarë të OSBE-së dhe ODIHR-it si dhe nga shumë organizata e shoqata vendëse.