Lidhje

Ndotja e ajrit në Maqedoni shqetëson banorët


Maqedoni, shkallë e lartë e ndotjes së ajrit
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:08 0:00

Ndotja e ajrit në shumë qytete të Maqedonisë po shqetëson banorët, ndërsa shoqëria civile u kërkon autoriteteve të marrin masa urgjente për uljen e shkallës së ndotjes, që shpesh kalon kufijtë e lejuar. Autoritetet qeveritare thonë se janë të përkushtuara, por se çështja nuk mund të zgjidhet brenda muajsh.


Disa qytete të Maqedonisë, përfshirë kryeqytetin e saj radhiten në maje të listave botërore për shkallën e ndotjes së ajrit. Dhe kjo gjendje është e këtillë në disa vitet e fundit. Popullata shprehet e shqetësuar se me afrimin e dimrit gjendja do të përkeqësohet shmë më tepër.


Shkupi e Tetova sipas një studimi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë shpesh janë ndër dhjetë qytetet me përqëndrimin më të lartë të grimcave toksike në Evropë. Ndërkaq, Banka Botërore vlerëson se për çdo vit në Maqedoni vdesin 1350 njerëz si rezultat i ndotjes së ajrit dhe ekonomisë së vendit kjo i kushton mbi 200 milionë Euro.


Autoritet thonë se janë vetë banorët ata të cilët më së shumti i kontribuojnë ndotjes përmes ngrohjes me dru por dhe me mjete të tjera, pastaj vijnë automjetet në trafik, ndërsa fabrikat sipas autoriteteve, po zbatojnë urdhërat për vendosjen e filtrave dhe atyre që nuk e kanë bërë këtë, u është ndaluar puna.


"Maqedonia si nënshkruese e të gjitha konventave ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të ambientit duhet të zbatojë mekanizmat për realizimin e plotë të detyrimeve në këto fusha", thonë aktivistët dhe ambientalistët. Ata ankohen se qeveria po deklaron një angazhim të rremë kundër ndotjes, ndërsa për këtë ndan shuma qesharake të fondeve dhe spitalet janë përplot me fëmijë me sëmundje të frymëmarrjes.


Qeveria, ndërkaq, thotë se çështjen e ndotjes së ajrit e ka me përparësi të lartë dhe se po përgatit një plan strategjik për uljen e ndotjes me 50 përqind në Shkup dhe nga 30 deri 50 përqind në të gjithë vendin brenda dy vjetëve. Por, fondet për këtë janë vetëm 1.6 milion euro në vit, të pamjaftueshme sipas ekspertëve.


Plani parashikon furnizimin me stacione të matjes së ndotjes, uljen e çmimit për ngrohjen e banesave përmes ngrohjes qendrore në vend të druve dhe ndotësve të tjerë dhe gjelbërimin e qyteteve.


Por, ambientalistët e vlerësojnë këtë vetëm si një sjellje cinike të autoriteteve qendrore dhe vendore.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG