Lidhje

SHBA: stigma dhe përdoruesit e marijuanës


Sipas një studimi të ri, ndërsa qëndrimet për përdorimin e marijuanës kanë ndryshuar në Shtetet e Bashkuara, numri i të rriturve që e përdor atë është shtuar.

Studiuesit në Institutin Kombëtar kundër Abuzimit me drogat, në Institutin Kombëtar të Shëndetit, në një studim në revistën shkencore “The Lancet Psychiatry”, thonë se ndërsa gjithnjë e më shumë shtete legalizojnë përdorimin e marijuanës, më pak të rritur mendojnë se përdorimi i saj është i rrezikshëm.

Duke mbledhur të dhëna për të paktën 600 mijë të rritur mbi moshën 18 vjeç, studiuesit arritën në përfundimin se nga viti 2002 deri në 2014 përdorimi i mariuanës u rrit nga 10.4 për qind mes të rriturve në 13.3 për qind in vitin 2014.

Numri I përdoruesve të përditshëm ose pothuajse të përditshëm ishte 8.4 milionë në vitin 2014, 3.9 milionë më shumë sesa në vitin 2002.

Këto rritje, thonë studiuesit kanë të bëjnë me rënien e numrit të njerëzve që e konsiderojnë marijuanën si të rrezikshme.

Pavarësisht nga shtimi i numrit të të rriturve që përdorin marijuanën, studiuesit thonë se nuk kanë vënë re shtim në “çrregullime të lidhura me përdorimin e marijuanës”, si abuzimi apo varësia, megjithëse shtojnë se duhen më shumë studime për të konfirmuar këtë prirje.

XS
SM
MD
LG