Lidhje

Marina amerikane shpëton 13 iranianë që mbaheshin peng nga piratët në detin Arabik


Marina amerikane shpëton 13 iranianë që mbaheshin peng nga piratët në detin Arabik
Marina amerikane shpëton 13 iranianë që mbaheshin peng nga piratët në detin Arabik

Një anije e marinës ushtarake amerikane shpëtoi dje 13 iranianët që mbaheshin peng nga piratët në detin Arabik.

Marina amerikane njoftoi se kishte hasur kaiket e piratëve dhe anijen e rrëmbyer iraniane të peshkimit Al Molai, të enjten, pas marrjes së një thirrje për ndihmë nga anije iraniane. Në një deklaratë të marinës amerikane thuhet se një ekip i personelit ushtarak nga destrojeri USS Kidd morri në kontroll anijen iraniane, dhe kapi 15 piratët që mbanin peng peshkatarët.

Në deklaratë thuhet se anija iraniane kishte qenë nën kontrollin e piratëve për më shumë se një muaj dhe përdorej nga piratët si bazë për operacionet e tyre.

Zyrtarë të marinës amerikane thanë se iranianëve iu dha ushqim dhe kujdes mjekësor para se të liroheshin, dhe tani janë në udhëtim për në vendin e tyre.

Piratët që besohet të jenë Somalezët - ndodhen në paraburgim në një aeroplanmbajtëse amerikane.

Irani ka kërcënuar kohët e fundit për të mbyllur ngushticën e Hormuzit, në Gjirin Persik, dhe ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara që të ndërpresin qarkullimin rutinë të aeroplanmbajtësve në atë zonë. Zyrtarët amerikanë e kanë bërë të qartë se operacionet në Gjrin Persik do të vazhdojnë si zakonisht

XS
SM
MD
LG