Lidhje

Marina amerikane testoi me sukses helikopterin e parë të zbulimit pa pilotë


Në kuadër të objektivit të saj për të ulur ndjeshëm varësinë tek nafta e importuar, marina amerikane testoi me sukses helikopterin e parë të zbulimit pa pilotë, që operon me burime alternativë. Kjo ishte prova e dytë e sukseshme e marinës në 2 javët e fundit.

Marina e quajti këtë testim si një hap shumë të rëndësishëm drejt pavarësisë energjetike. Më 30 shtator një helikopter pa pilot u nis me sukses nga një bazë në shtetin Mariland, me karburant të përzjerë, pra karburant alternativ dhe të zakonshëm, duke u bërë prova e parë e sukseshme. Dy javë më parë një provë tjetër nga e njëjta bazë u krye po me sukses.

Marina thotë se objektivi i saj është përfundimi nga vartësia tek karburanti i huaj si dhe shndërimi i marinës në një organizatë më të pastër dhe më të gjelbër. Marina amerikane shpreson që deri në vitin 2020 të furnizojë pjesën më të madhe të aeroplanëve të saj me burime energjie alternativë nëpërmjet sistemeve më efikase, duke ulur me 50 për qind konsumin e energjisë.

XS
SM
MD
LG