Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka ndërprerë përpjekjet e kërkim-shpëtimit për marinarët që rezultojnë të humbur pas përplasjes javën e kaluar të luftanijes USS John S. McCain me një anije tregtare. Prej incidentit rezulton një marinar i vdekur dhe nëntë të zhdukur. Kërkimet u kryen në një sipërfaqe prej rreth 2,100 kilometra katrore në lindje të ngushticës së Melakës dhe asaj të Singaporit.
"Pas më shumë se 80 orë përpjekjesh shumëkombëshe, marina amerikane ndërpreu përpjekjet e kërkim-shpëtimit për të zhdukurit e USS John S. McCain” njoftoi Flota e 7-të amerikane në faqen e saj të internetit.
Hetuesit amerikanë po përpiqen të përcaktojnë se çfarë çoi në përplasjen mes luftëanijes. Fotot e marinës tregojnë një vrimë të hapur tek destrojeri amerikan nën nivelin e ujit, që çoi në përmbyjen disa dhomave të komunikimit dhe disa të tjerave të luftëanijes amerikane.
Facebook Forum