Lidhje

Mario Monti, kryeministri i ri i Italisë


Mario Monti, kryeministri i ri i Italisë
Mario Monti, kryeministri i ri i Italisë

Mario Monti, është një ekspert shumë i respektuar i ekonomisë ndërkombëtare. Ai është cilësuar si një person i matur dhe i rezervuar, pothuajse e kundërta e Silvio Berluskonit, një manjat i prirur për sjellje të bujshme dhe për t’u vendosur në qendër të vëmendjes, të cilin ai do të zëvendësojë.

Monti drejton universiteti prestigjioz Bocconi të Milanos. Ish-komisioneri i Bashkimit Evropian pritet të formojë një qeveri që do të ketë detyrën të vërë nën kontroll krizën e borxhit që ka përfshirë kontinentin dhe po godet tregjet globale.

Ai ka siguruar mbështetjen e një grupi të gjerë bankierësh, politikanësh dhe analistësh ndërkombëtarë për aftësitë e tij si negociator dhe ekonomist, megjithëse nuk ka pasur asnjëherë detyrë politike si i zgjedhur.

Ish-kryeministri Romano Prodi shprehu mbështetjen për Montin në një intervistë dhënë gazetës La Repubblica. Analsiti politik Fanko Pavonçelo, president i Universitet Xhon Kabot të Romës, tha dje se disa nga mbështetësit e zotit Berluskoni kanë shprehur mosbesim ndaj qeverisë së udhëhequr nga zoti Monti. Por ai tha se edhe ata e kuptojnë se Italia është “në një fazë kur duhen bërë reforma për të shpëtuar vendin nga falimentimi financiar”.

Zoti Monti u lind në qytetin verior italian të Varezes. Ai u diplomua në vitin 1965 nga Universiteti Bokoni i Milanos që konsiderohet djepi i përgatitjes së elitës ekonomike të Italisë. Ai shkoi për studime të mëtejshme në Universitetin Jellë dhe u përgatit nën ekonomistin nobelist amerikan Xhejms Tobin, i cili ka qënë një nga këshilltarët ekonomikë të presidentit Xhon Kenedi. Zoti Monti ka drejtuar Universitetin Bokoni që nga viti 1994, pikërisht atë vit që manjati i medias Berluskoni erdhi në pushtet.

Zoti Berluskoni dha dorëheqjen të shtunën, duke i dhënë fund mandatit të tij të shoqëruar shpesh nga akuzat për korrupsion, skandale seksuale dhe më në fund u kritikua për borxhin masiv të Italisë. Pas drekës me zotin Monti të shtunën, zoti Berluskoni u citua se kishte thënë se pasardhësi i tij do të “punonte në interes të vendit”.

XS
SM
MD
LG