Lidhje

Transportimi i mariuanës nga Lazarati


Në Jug të Shqipërisë Policia po përballet me mënyra të reja që trafikantët përdorin për transportimin e mariuanës nga fshati Lazarat i Gjirokastrës në drejtim të kufirit grek apo zonave të tjera të Shqipërisë.

Policia bllokoi sot një automjet që po dilte nga Lazarati, i cili pasi u kontrollua, rezultoi se transportonte rreth njeqind kilograme mariuanë. Në pjesën e poshtme të automjetit policia zbuloi se ishte krijuar një hapësirë e posacme për të fshehur lëndën narkotike.

Droga ishte e paketuar nw sasi te vogla dhe ishte e mbeshtjelle per te shmangur aromen e forte te mariuanes. Policia tha se shoferi i automjetit, një shtetas nga qyteti i Fierit, u arrestua. Lënda narkotike, sipas hetimeve paraprake, kishte si destinacion Italinë.

Ditët e fundit operacione të njëpasnjëshme të policisë kanë bllokuar dhjetëra kilogramë mariuanë të kultivuar në Lazarat.
XS
SM
MD
LG