Sot në perëndim të diellit hyn në fuqi marrëveshja e arritur rishtazi që synon ndalimin e luftimeve në Siri.
Marrëveshja e njoftuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia parashikon që qeveria siriane dhe rebelët të ndalojnë së luftuari njëri-tjetrin.
Forcat siriane gjithashtu duhet të ndalojnë sulmet ajrore ndaj grupit militant Fronti al Nusra. Shtetet e Bashkuara thonë se këto sulme ajrore shpesh synojnë të godasin në të vërtetë luftëtarët e opozitës dhe janë shkaku kryesor i viktimave në radhët e civilëve.
Si shumica e përpjekjeve të mëparshme për armëpushim, kjo marrëveshje do të fillojë me një periudhë fillestare prej 48-orësh, e cila mund të rinovohet. Nëse armëpushimi do të zgjasë për një javë, atëherë SHBA-ja dhe Rusia do të ndërmarrin një aksion të përbashkët kundër luftëtarëve të grupit Nusra, si dhe të Shtetit Islamik.