Lidhje

Arrihet marrëveshje fillestare mes Grupit 5+1 dhe Iranit


Ministri i Jashtëm francez thotë se Irani dhe gjashtë fuqitë botërore kanë arritur një marrëveshje të fazës së parë për të vënë nën kontroll programin bërthamor të Iranit në shkëmbim për lehtësimin e sanksioneve.

Ministri Laurent Fabius e bëri njoftimin pa dhënë hollësi të tjera sot më herët në Gjenevë, në ditën e pestë të negociatave.

Në komentet në Twitter, Ministri i Jashtëm i Iranit Mohamad Javid Zarif dhe zëdhënësi evropian Michael Mann thanë se ishte arritur marrëveshja për hapat fillestarë për të reduktuar programin bërthamor të Iranit dhe për zbutjen e sanksioneve.

Sekretari i Shtetit John Kerry iu bashkua homologëve nga Rusia, Britania, Franca, Kina dhe Gjermania dje në Gjenevë në vazhdën e përpjekjeve për të bindur Teheranin të reduktojë programin për pasurimin e uraniumit. Zoti Kerry u takua kokë-më-kokë me Ministrin e Jashtëm rus Sergei Lavrov gjatë qëndrimit të Gjenevë.
XS
SM
MD
LG