Lidhje

Marrëveshje për rindërtimin e Gazës


Një zyrtar i Kombeve të Bashkuara njoftoi arritjen e një marrëveshje mes Izraelit dhe palestinezëve për fillimin e rindërtimit të Rripit të Gazës dhe për të mbajtur materialet e ndërtimit largë duarve të militantëve.

Koordinatori special i OKB-së për Procesin e Paqes në Lindjen e Mesme, Robert Serri, tha dje se shkatërrimi i shkollave, spitaleve, dhe infrastrukturës është tronditës.

Por ai tha se mekanizmi i ri i rindërtimit është një hap i rëndësishëm në dhënien e shpresës për banorët e Gazës.

Marrëveshja e arritur me Izraelin i jep Autoritetit Palestinez rolin udhëheqës në rindërtimin e Gazës ndërsa vëzhguesit e OKB-së do të sigurojnë që materialet e ndërtimit të mos përdoren për qëllime të tjera.

Zoti Serri tha se armëpushimi i brishtë mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit në përgjithësi po respektohet.

Të dyja palët ranë dakord për një armëpushim më 26 gusht, pas dy muajsh të sulmeve ajrore izraelite në Gaza në përgjigje të sulmeve të Hamasit me raketa në territorin izraelit.

Më shumë se 2.100 palestinezë u vranë dhe lagje të tëra të Gazës janë shkatërruar.

Bisedimet mbi një armëpushim afatgjatë ende nuk kanë filluar.

XS
SM
MD
LG