Lidhje

Admin. Obama për martesat e homoseksualëve


Administrata Obama po i bën thirrje Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara për të lejuar martesën e homoseksualëve në Kaliforni dhe të deklarojë se ligji shtetëror që i ndalon ato, “Proposition 8”, është jokushtetues.

Administrata paraqiti dje sugjerimin e saj në Gjykatën e Lartë. Në të, Përfaqësuesi i Përgjithshëm i qeverisë federale para Gjykatës së Lartë, Donald Verrilli, argumentoi se është antikushtetuese nga ana e shtetit të Kalifornisë t’u japë çifteve të të njëjtit seks të gjitha përfitimet e martesës, duke u mohuar atyre të drejtën për t'u martuar.

Ligji “Proposition 8”, i miratuar me shumicë nga votuesit e Kalifornisë, ndalon martesat midis homoseksualëve brenda shtetit.

Gjykata e Lartë ka në plan të shqyrtojë çështjen në muajin mars.

Presidenti Barack Obama kishte shprehur më parë mbështetjen e tij ndaj së drejtës për t'u martuar të çifteve të së njëjtës gjini.
XS
SM
MD
LG