Lidhje

Masakra në Norvegji nxjerr në pah ekstremizmin e djathtë në rritje në Evropë


Masakra në Norvegji nxjerr në pah ekstremizmin e djathtë në rritje në Evropë
Masakra në Norvegji nxjerr në pah ekstremizmin e djathtë në rritje në Evropë

Sulmet terroriste të javës së kaluar në Norvegji janë të lidhura me një norvegjez i cili ka shprehur urrejtje të madhe ndaj imigrantëve, fesë islame dhe larmisë kulturore në Evropë. Pikpamjet e tij të djathta ekstreme të cilat thuhet se i publikoi në internet kanë sjellë në qendër të vëmendjes krahun e djathtë ekstrem në rritje në Evropë.

Jo shumë do të mbështesnin veprimet e këtij njeriu. Ai pranon shpërthimin e bombës në qendër të Oslos që vrau tetë njerëz dhe vrasjen e shumë të tjerëve në një ishull aty pranë.

Në shkrime që i atribohen atij, Anders Behring Breivik i ka quajtur ato “marketime” për të reklamuar manifestin prej 1 mijë e 500 faqes që duket se ai ka shkruar.

Publikimi flet kundër Marksizmit, kulturave të shumta dhe globalizimit dhe paralajmëron ndaj asaj që e quan, Luftë Demografike Islamike. Ai bën thirrje për një kryqëzatë për të mbrojtur idenë e tij për Evropën.

Një ekspert mbi ekstremizmin e djathtë evropian në Universitetin Kingston të Londrës, Andrea Mammone, thotë se ai nuk është i vetmi në Evropë që ka këto pikpamje.

“Këto ide për të pasur një komunitet të pastërt, një Evropë me popullsi të bardhë janë shumë të përhapura në eksremizmin e djathtë evropian. Ata janë kryesisht kundër imigracionit dhe fesë islame që është një objektiv i lehtë. Ata janë për një Evropë pa imigrantë dhe kjo është mëse e qartë”.

Kjo është dukuri që po gjen mbështetje politike. Në Norvegji, partia poluliste Progress e krahut të djathtë, është e dyta për nga madhësia në parlament.

Në Suedi, demokratët u futën në parlament vitin e kaluar me slloganin “Suedia e Suedezëve” dhe në Finlandë, nacionalistët True Finns kanë një në çdo pesë vota.

Por nuk janë vetëm vendet nordike. Gert Wilders, udhëheqësi i partisë së tretë më të madhe në Holandë, thotë se ai nuk urren myslimanët, por fenë islame.

K. Biswas me revistën Internacionalisti i Ri thotë se dekadën e fundit është shfaqur një valë e re.

“Kemi parë parti në Itali, Danimarkë dhe Holandë që janë përhapur përtej rrymës konservatore elektorale në vendet e tyre dhe kanë pasur ndikim. Ato kanë pasur ndikim te imigracioni dhe te gjuha e përdorur nga politikanët tradicionalë”.

Norvegjia po mban zi dhe e djathta ekstreme është bashkuar në neverinë kundër Brevikut. Ata mund të jenë dakord me pikpamjet e tij politike por jo me taktikat e tij. Ndaj është e rëndësishme që të bëhet ndarja, redaktori Biswas.

“Është me rëndësi se këto pikpamje nuk janë më ekstreme. Ato po futen në rrjedhat kryesore. Gabim është lidhja e islamofobinë dhe pikpamjeve armiqësore anti-elitë me akte të dhunëshme.”

Politikat ekstreme mund të jenë një pikënisje e rrezikshme, por thotë ai, kjo rrugë nuk të çon me doemos në ekstremizëm të dhunshëm.

XS
SM
MD
LG