Lidhje

Sekretari Mattis në Korenë e Jugut


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Jim Mattis ishte sot për një vizitë në Korenë e Jugut, ku u takua me zyrtarë të lartë ushtarakë dhe me komandantët ushtarakë amerikanë, që janë angazhuar drejtpërdrejt për t’iu kundërvënë programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Pas takimeve, zoti Mattis vizitoi një post të përbashkët amerikano-jugkorean, nga ku vëzhgohet Koreja e Veriut. Ai u informua edhe lidhur me gjendjen në kufirin korean.

Sekretari Mattis ishte gjithashtu në zonën e çmilitarizuar, ndërsa turistë në anën koreanoveriore të kufirit mund të shihnin grupin me zotin Mattis në kufirin e tensionuar mes dy vendeve të gadishullit.

Gjatë vizitës në Korenë e Jugut, zoti Mattis përsëriti përpjekjen e administratës Trump për t’i dhënë zgjidhje diplomatike problemit të Koresë së Veriut.

Sekretari amerikan i Mbrotjes, po ashtu tha se Shtetet e Bashkuara janë të përgatitura të ndërmarrin veprim ushtarak, në se Koreja e Veriut nuk ndalon ndërtimin e raketave, ndoshta me mbushje bërthamore, me aftësi goditëse në mbarë territorin amerikan.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG