Lidhje

Mbretëresha Elizabetë viziton bashkëshortin pas operacionit të tij në zemër


Mbretëresha Elizabetë viziton bashkëshortin pas operacionit të tij në zemër
Mbretëresha Elizabetë viziton bashkëshortin pas operacionit të tij në zemër

Mbretëresha Elizabetë vizitoi bashkëshortin e saj në spital ku ai po e merr veten pas një operacioni në zemër.

Pallati Buckingham tha se Princi Philip, kaloi një natë të qetë në spitalin Papworth të Cambridge-it pas ndërhyrjes kirurgjikale për të kuruar bllokimin e një arterieje të zemrës, e cila i kishte shkaktuar dhimbje në kraharor.

Princi 90 vjeçar kishte në plan t’i kalonte Krishlindjet me anëtarët e familjes mbretërore në lindje të Anglisë. Pallati tha dje se princi Phillip do të vazhdojë të qëndrojë i shtruar në spital për të qënë nën vëzhgimin e mjekëve. Princi Philip, që ka lindur në Greqi në vitin 1921, ka qenë me Mbretëreshën Elizabetë gjatë 60 viteve të së saj në fronin britanik. Ata u martuan në vitin 1947.

XS
SM
MD
LG