Lidhje

90 vjetori i mbreterëshës Elizabeth


90 të shtëna topi, një bandë ushtarake dhe turma dashamirësish përshëndetën sot mbretëreshën Elizabeth të Britanisë me rastin e 90 vjetorit të ditëlindjes.

Londinezët që kishin zënë radhën qysh përpara agimit, patën rastin të takonin mbretëreshën e cila bëri një shëtitje para pallatit Kensington. E lindur më 21 prill 1926, ajo hipi në fron në vitin 1952. Vitin e kaluar mbretëresha ia kaloi stërgjyshes së saj Viktoria duke u bërë monarkja më jetëgjatë në Britani dhe e dyta në botë.

Vetëm mbreti i 30 i Tajlandës ka sunduar më gjatë se ajo. Në parlament kryeministri David Cameron e quajti Mbretëreshën Elisabeth “një lidhje që bashkon Komonuelthin Britanik”.

XS
SM
MD
LG