Lidhje

McCain: Pushtimi i Ukrainës lindore nga Rusia, shkelje me pasoja të mëdha


Senatori republikan John McCain thotë se pushtimi i Ukrainës lindore nga Rusia do të ishte një shkelje me pasoja tepër të mëdha, që mund të gjenerojë një përgjigje shumë të ashpër nga Shtetet e Bashkuara dhe Evropa.

Zoti McCain foli dje në Kiev ku ndodhet me një delegacion të Senatit amerikan që po takohet me udhëheqësit e përkohëshëm dhe të opozitës ukrainase.

Senatori tha se është tepër i shqetësuar lidhur me njoftimet se trupat ruse po i afrohen më shumë kufirit lindor të Ukrainës dhe po kryejnë manovra ushtarake.

Zoti McCain shtoi se nëse Rusia pushton Ukrainën, Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë mund të shqyrtojnë veprime që nuk i kanë marrë me mend më pare në marrëdhënie me Rusinë.

Zoti McCain e cilësoi referendumin e planifikuar për sot një sajim, ndërsa demokrati Dick Durbin e cilësoi si një zgjedhje e tipit sovjetik, ku dihet qartë si do të dalë rezultati.
XS
SM
MD
LG