Lidhje

Mali McKinley kthehet në Denali


Presidenti amerikan Barack Obama po përballet me kritika nga disa ligjvënës nga Ohajo pas vendimit për ta ndryshuar emrin e malit më të lartë në Amerikën e Veriut në Alaska, nga McKinley në Denali.

“Ky ndryshim merr parasysh statusin e shenjtë të Denalit për breza të tërë banorësh indigjenë të Alaskës”, thuhej dje në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.

Mali u quajt McKinley në vitin 1896 pasi një eksplorator ari në rajon mori vesh se banori i Ohajos William McKinley, një kampion i standardit të arit, kishte fituar emërimin e partisë republikane si kandidat për president.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani nga Ohajo John Boehner tha se ishte krejtësisht i zhgënjyer nga vendimi për të ndryshuar emrin e malit.

“Ka një arsye që emri i Presidentit McKinley prej mbi 100 vjetësh ka qenë emri i majës më të lartë të Amerikës së Veriut dhe ky është testament i trashëgimisë së tij”, tha ai.

Por një deklaratë nga Sekretarja e Parqeve Sally Jewell thoshte se megjithëse mali e kishte marrë emrin nga banori i famshëm i Ohajos, “Presidenti McKinley nuk e vizitoi kurrë malin ose Alaskën dhe nuk kishte ndonjë lidhje të veçantë historike me të”.

Banorët autoktonë të Alaskës e kanë quajtur prej kohësh malin Denali, që do të thotë “Madhështori” në gjuhën Athabascan.

XS
SM
MD
LG