Lidhje

Centrali bërthamor i Çernobilit, fatkeqësia më e rëndë bërthamore në botë


Centrali bërthamor i Çernobilit, fatkeqësia më e rëndë bërthamore në botë
Centrali bërthamor i Çernobilit, fatkeqësia më e rëndë bërthamore në botë

Pripyat, Ukrainë. Një qytet i vdekur. Shtëpitë, klasat e shkollës, terrenet sportive, dhe mjedise të tjera janë rrënuar, ndërsa natyra rimerr tokën e humbur.

Pripyat dikur kishte rreth 50.000 banorë. Tani ata kanë ikur, ndoshta përgjithmonë. Vetëm objekte të jetës së tyre kanë mbeten prapa, të kalbur në pluhur.

Pripyat vdiq për shkak të aksidentit vdekjeprurës të centralit bërthamor të Çernobilit.

Herët në mëngjes më 26 prill 1986, reaktori i njësisë së Katërt të Çernobilit po i nënshtrohej një prove për sistemin e ftohjes.

Reaktori u nxeh dhe shpërtheu nga presioni i avullit, duke shaktërruar mbulesën e termocentralit.

Rrezatimi bërthamor u përhap në qiellin e natës. Dhe, ndërsa njerëzit flinin, ai përfshiu gjithë Pripyatin, pak sa në veri të Çernobilit.

Në reaktorin katër, karburanti bërthamor dhe grafiti përreth tij kishin marrë zjarr. Autoritetet dërguan helikopterë të fluturonin mbi reaktor duke hedhur rërë dhe materiale të tjera në përpjekje për të ndaluar zjarrin. Por, zjarri vashdoi gjithë ditën.

Grimcat radioaktive nga zjarri, era i shpërndau në një zonë të gjerë. Ukrainë, Bjellorusi, Rusi. Pastaj, Skandinavi, Britani dhe pjesët e tjera të Evropës. Ndërsa era ndryshonte drejtimin, kështu bënte edhe rrezatimi.

Së fundi, një ditë e gjysmë pas shpërthimit, u dha urdhër që Pripyati të evakuohej. Njerëzve iu tha se do të largoheshin vetëm për disa ditë kështu që lanë pas thuajse gjithcka. Ata kurrë nuk u kthyen më.

Pavarësisht nga përhapja e gjerë e rrezatimit, zyrtarët e Bashkimit Sovjetik në fillim thanë shumë pak publikisht për atë që ndodhi në Çernobil. Shumë njerëz u besonin udhëheqësve të tyre sesa lajmeve nga jashtë për katastrofën.

Ishin detektorët e rrezatimit në vende të tjera, qindra kilometra larg, që i detyruan sovjetikët për të pranuar aksidentin e Çernobilit.

Mijëra njerëz u dërguan në Çernobil për të pastruar mbeturinat nga shpërthimi. Ata gjithashtu ndërtuan një strukturë, të quajtur sarkofag, për të mbuluar reaktorin e rrënuar dhe karburantin e tij radioaktiv.

Pajisjet e punëtorëve u ndotën nga radioaktiviteti dhe ata u detyruan t’i braktisnin. Punëtorët u ndotën nga rrezatimi. Shumë u sëmurën.

Qeveria sovjetike tha se nga shpërthimi i reaktorit në uzinën e Çernobilit vdiqën të paktën 31 veta. Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se 2 mijë e 200 persona të tjerë pritet të vdesin në mesin e atyre që morën pjesë në pastrim. Sipas raportit të OBSH-së, Çernobili mund të rezultojë në 4 mijë viktima nga kanceri dhe shkaqet e tjera të lidhura me rrezatim.

Radioaktiviteti i ka detyruar zyrtarët për të krijuar një zonë prej 30 kilometrash pa banorë përreth Çernobilit dhe mbylljen e qyetit Pripyat. Megjithatë, termocentrali vazhdoi të prodhonte energji elektrike deri sa u mbyll më në fund në dhjetor të vitit 2000.

Centrali bërthamor i Çernobilit nuk ishte mbështjellë me strukturë të trashë betoni që tani është standard në këtë industri. Philippe Jamet ka qënë Drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike Bërthamore për çështjen e sigurimit teknike. Ai thotë:

"Këto lloj betonimesh të reaktorit janë një prej murreve mbrojtës nga rrezatimi. Ne na duhet të mbrojmë mjedisin dhe njerëzt kundër rrezatimit në rast të ndonjë aksidenti”.

Rusia ende operon reaktorë si ai i Çërnobilit, pa shtresë betoni.

Aksidenti më i rëndë bërthamor në historinë e SHBA, në Three Mile Island në Pensilvani, më 28 mars të vitit 1979, nuk shkaktoi viktima dhe pati ndikim shumë më të ulët në zonën përreth.

Pjesa e betonuar e reaktorit mbetet e paprekur, pavarësisht nga një shkrirje e pjesëshme karburanti bërthamor brenda reaktorit.

Të ngjashme

XS
SM
MD
LG