Lidhje

Shkup: "marshi i të gjallëve" në kujtim të hebrejve të deportuar


Qindra njerëz nga Shkupi dhe vende të tjera, të ardhur edhe nga Izraeli e Gjermania marshuan sot nga qendra e Shkupit deri tek vendi që njihej si Monopoli, prej nga 7144 hebrenj qenë ngarkuar në trena dhe dërguar në kampin e vdekjes së Treblinkës në Poloni, para 75 vjetësh. Pothuaj se se asnjë prej tyre nuk ishte kthyer i gjallë.

Maqedonia si asnjëherë më parë e shënon këtë datë përkujtimi të ndodhur në një kohë kur ky vend administrohej nga pushteti bullgar, bashkëpunëtor i nazizmit.

Maqedoni, 75-vjetori i deportimit të hebrejve
please wait

No media source currently available

0:00 0:02:33 0:00

Në “marshin e të gjallëve”, siç e kishin quajtur organizatorët dhe pjesëmarrësit kishte ardhur posaçërisht për këtë datë, kryeministri bullgar Bojko Borisov. Ishte edhe kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës, Denis Zvizdiç, i cili ndodhet për një vizitë në Maqedoni, pastaj zëvendës-kryeministri rumum dhe pjesëtarë të trupit diplomatik e të shoqatave të ndryshme jo vetëm nga Maqedonia.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev tha se prania e kryeministrave të Bullgarisë, Bosnjes dhe zëvendëskryeministrit rumun në këtë ceremoni paraqet një akt historik dhe civilizues evropian. "Të mos e harrojmë atë që ndodhi këtu; historia u përsëritet atyre të cilët bëhen të verbër ndaj të kaluarës", tha ai.

Kryeministri Zaev tha se komuniteti hebraik u vu në shënjestër dhe u deportua për shkak të kulturës dhe traditës së tyre dhe për këtë morën dënime drakonike, duke u ndarë nga më të dashurit e tyre dhe nga jetët e tyre.

Kryeministri bullgar Bojko Borisov tha se intelektualët bullgarë mezi kishin arritur të shpëtonin rreth 48 mijë pjesëtarë të komunitetit hebre, për çka populli bullgar meriton lëvdata, siç tha. Ai po ashtu theksoi se ngjarja makabre e shfarosjes së hebrenjëve nuk duhet të harrohen.

Sipas historianëve, disa shqiptarë të Shkupit patën shpëtuar familje të tëra hebraike nga deportimi me forcë në kampet naziste të vdekjes.

Facebook Forum

XS
SM
MD
LG