Lidhje

Pesë këngët më të mira të javës


Florida Georgia Line në vendin e pestë me “Cruise” ku interpreton edhe Nelly. Kjo këngë është shitur në tre milion kopje në Shtetet e Bashkuara. Si e zgjodhi emrin grupi? Brian Kelley është nga Ormond Beach, Florida, ndërsa Tyler Hubbard nga Monroe në Georgia. Nelly? Ai ka lindur në Austin, Texas…por u rrit St. Louis, Missouri. Pra emri i grupit janë origjina e shteteve të anëtarëve të tij.

please wait

No media source currently available

0:00 0:03:22 0:00
Direct link

Duke rënë nga vendi i dytë në të katërtin këtë javë janë Pink dhe Nate Ruess me “Just Give Me A Reason.”

Pink dhe Nate Ruess i grupit fun me këngën “Just Give Me A Reason,” bien dy vende këtë javë në klasifikim. Kënga ka të bëjë me një marrëdhënie dashurie që po venitet dhe Pink këndon nga eksperienca: pesë vjet më pare ajo u nda për pak kohë nga bashkëshorti i saj, Carey Hart. Ata më pas u bashkuan dhe kanë një vajzë dyvjecare.

Një vend më lart, në të tretin gjejmë Daft Punk dhe Pharrell Williams me “Get Lucky.” Kënga përfshin gjithashtu një muzikal nga vitet 1980.

Dueti francez Daft Punk lëviz një vend më lartë në klasifikim me “Get Lucky” në vendin e tretë. Aty interpreton edhe kitaristi Nile Rodgers. Nile drejtoi grupin e viteve 1970 Chic, ndërsa në vitet 1980 punoi me yje të mëdhenj si Diana Ross, Madonna, David Bowie, Duran Duran, dhe Mick Jagger.

Gjithashtu në ngjitje të klasifikimit është kënga e Justin Timberlake - “Mirrors” në vendin e dytë.

Justin Timberlake ngjitet në vendin e dytë me “Mirrors,”që arriti vendin e parë në Britani. Justin ka njoftuar një turne në Britani në fillim të vitit 2014. Ndërkohë admiruesit e tij britanik mund ta shohin atë në festivalin Wireless në Londër muajin e ardhshëm.

Në vendin e parë është dueti i repistëve– Macklemore dhe Ryan Lewis janë për të pestën javë në krye të klasifikimit me “Can’t Hold Us.” Javën e kaluar përmendën se Macklemore dhe Ryan Lewis është dueti i parë që e cojnë këngën e tyre në krye të klasifikimit.
XS
SM
MD
LG