Fondet për programin amerikan që mbulon shpenzimet mjekësore për njerëzit mbi moshën 65 vjeçare nuk do të jenë të mjaftueshme në vitin 2026, dy vjet më vonë nga ç’ishte parashikuar më parë.
Raporti i sotëm i zyrtarëve të lartë amerikanë të financave thotë se programi ka përfituar nga një rritje më e ngadalshme e shpenzimeve mjekësore. Të dhënat gjithashtu tregojnë se programi i pensioneve ose i sigurimeve shoqërore nuk do të ketë fonde të mjaftueshme për të paguar përfitimet e plota nga viti 2033, ashtu siç ishte parashikuar edhe më parë.
Ky program aktualisht është burim kryesor i të ardhurave për 58 milionë amerikanë. Zyrtarët thonë se do të duhet të bëjnë shkurtime të ndjeshme të përfitimeve, nëse Uashingtoni nuk pajtohet me mënyrat për të rritur të ardhurat, për të shkurtuar shpenzimet, ose të dyja bashkë.
Ekspertët thonë se veprimet e menjëhershme për trajtimin e këtij problemi do ta lehtësonin dhimbjen e taksapaguesve dhe përfituesve të këtyre programeve, por republikanët dhe Partia Demokratike e presidentit Barak Obama kanë argumentuar mbi këtë çështje në dy vitet e fundit, pa arritur përparim të madh.