Lidhje

Medvedevi i afrohet popullaritetit të Putinit


Medvedevi i afrohet popullaritetit të Putinit
Medvedevi i afrohet popullaritetit të Putinit

Presidenti rus Dmitri Medvedev, i cili për vite me radhë ka vepruar nën hijen e paraardhësit të tij, Vladimir Putin, më në fund po arrin të sigurojë mbështetje të ngjashme me të.

Një sondazh i publikuar sot, tregon se zoti Medvedev është pothuajse në të njëjtin pozicion si zoti Putin përsa i takon miratimit nga publiku.

Anketa e kryer nga qendra me reputacion Levada, tregon se zoti Medvedev ka një mbështetje prej 76 për qind, vetëm një përqind më pak sesa zoti Putin.

Është hera e parë që dy udhëheqësit kanë një nivel kaq të afërt mbështetjeje.

Zoti Putin, që ishte President nga viti 2000 në vitin 2008, ka lënë të kuptohet se mund të kandidojë përballë zotit Medvedev në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012. Anketa u botua në gazetën Vedomosti.

XS
SM
MD
LG